Protesta e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës ka nisur me tensione përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përballur me një gardh policor të vendosur nga efektivët për të mbajtur të rrethuar godinën.

Pas paralajmërimeve të bëra një ditë më parë për përshkallëzimin e protestës dhe kalimin drejt mosbindjes civile, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Përballë efektivëve të policisë dhe gardhit metalik, protestuesit kanë nisur thirrjet “Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!”, ndërsa situata vijon të monitorohet nga forcat e rendit.

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të mjaftohen më vetëm me tubimin në bulevard dhe se gjatë muajit shtator protesta pritet të marrë një tjetër formë, përmes veprimeve të mosbindjes civile.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb