Protesta e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme, ndërsa protestuesit janë zhvendosur përpara godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit kanë rrethuar godinën dhe kanë bllokuar të dyja hyrjet e Kryeministrisë, duke synuar të pengojnë daljen nga godina të kreut të qeverisë
Situata është shoqëruar me thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij dhe vijimin e aksionit qytetar.
“Dorëheqje!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Dil në bulevard!” janë ndër thirrjet e dëgjuara nga protestuesit, të cilët pretendojnë se kryeministri ndodhet brenda godinës.
Përpara Kryeministrisë janë vendosur forca të shumta policie, ndërsa efektivët kanë krijuar një perimetër sigurie rreth godinës. Policia bën thirrje: Zhbllokoni rrugën!
