Janë mbyllur ndeshjet e raundit të parë të US Open, me sfida spektakolare dhe rezultate që kanë dhuruar emocione në turneun e fundit Grand Slam të sezonit.
Një prej protagonistëve kryesorë të ditës ishte Alexander Zverev. Tenisti gjerman, numri 2 në botë, iu desh të luftonte për më shumë se pesë sete për të siguruar kualifikimin. Zverev mposhti italianin Lorenzo Sonego me rezultatin 3-2, në një përballje dramatike që u vendos vetëm në setin e pestë. Gjermani fitoi 6-4, 3-6, 6-7, 7-5, 6-4, duke shmangur një eliminim të parakohshëm dhe duke prerë biletën për në raundin e dytë.
Në këtë fazë të turneut avancuan edhe emra të tjerë të njohur të tenisit. Gael Monfils, Mattia Bellucci, Lorenzo Musetti, Taylor Fritz, Francisco Cerundolo dhe Jan-Lennard Struff siguruan gjithashtu fitoren dhe vazhdimin e aventurës në Nju Jork.
Edhe turneu i femrave rezervoi përballje interesante. Naomi Osaka e nisi me sukses rrugëtimin në US Open, duke mposhtur Anastasia Zakharova 2-0. Të dy setet u vendosën në tie-break, me japonezen që triumfoi 7-6, 7-6 dhe siguroi kështu një vend në raundin e dytë. Kaloi më tej edhe amerikani Coco Gauff, që mundi në dy sete 6:3 dhe 6:4 turkenSonmez.
Mes tenisteve që vijojnë më tej janë edhe Anastasia Potapova, Elise Mertens dhe Yulia Putinseva, të cilat e kaluan me sukses pengesën e raundit të parë.
Raundi i dytë pritet të sjellë përballje edhe më të forta, ndërsa pretendentët kryesorë për titullin do të kërkojnë të hedhin një tjetër hap drejt finales së madhe në Flushing Meadows.
