Ka rinisur operacioni në fshatin Lundrë që në orët e para të ditës së sotme, datë 02.09.2026.

Situata vijon të mbetet e agravuar dhe aktualisht ka prezencë të madhe tymi, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave në terren.

Sot, pjesa më e madhe e forcave është përqendruar në majën e malit Trodhen dhe në vargmalin e Skënderbeut, në afërsi të staneve, ndërsa forcat e MZSH-së dhe forcat bashkiake janë përqendruar në zonën midis Lundrës dhe Madheshit, me qëllim parandalimin e avancimit të zjarrit në drejtim të zonave të banuara, raporton gazetari Enver Doçi.

Rreziku për stanet, banesat dhe pasuritë e banorëve të zonës vijon të mbetet i lartë, pasi zjarri ndodhet në terren malor dhe mund të favorizohet nga era dhe kushtet e terrenit. Forcat në terren po punojnë për mbrojtjen e zonave të banuara dhe krijimin e pritave në drejtimet ku parashikohet avancimi i zjarrit.

Ndërhyrja nga ajri mbetet tepër e domosdoshme, veçanërisht në zonat malore ku ndërhyrja nga toka është e vështirë, me qëllim kufizimin e përhapjes dhe izolimin e vatrave të zjarrit.

Në operacionin e ditës së sotme po marrin pjesë:

FA

MZSH

Shërbimi Pyjor

Mbrojtja Civile

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: