Humbje surprizë për Milanin në Europa League. Skuadra italiane është mposhtur me rezultatin 0-2 nga Ferencvaros, në një ndeshje ku protagonist absolut ishte Lenny Joseph.

Sulmuesi i skuadrës hungareze realizoi të dy golat e takimit, duke i shkaktuar kuqezinjve një disfatë të hidhur. Pavarësisht përpjekjeve, ekipi i Amorim nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Në sfidën tjetër, Atalanta nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Kairat Almaty. Golit të Gual iu përgjigj Krstovic.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb