Oliger Torba është emëruar drejtues i Policisë së Tiranës.

Lajmi bëhet me dije nga gazetarja Klodiana Lala.

Torba në prrill të këtij viti u emërua zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, pasi më herët kishte qenë zv drejtor në Fier.

Emërimi i Torbës në krye të Policisë së kryeytetit vjen në vazhdën e ndryshimeve të fundit në mesin e uniformave blu.

Lëvizje në Polici u shënuan jo vetëm në Tiranë, por edhe në Berat, Korçë dhe Elbasan.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb