Sipas gazetës franceze Le Parisien, një 18-vjeçar franko-zviceran përdorte Snapchat-in nga burgu për të drejtuar një rrjet kriminal, i cili kishte vënë në shënjestër për rrëmbim futbollistë, reperë dhe biznesmenë të pasur

Një prej objektivave ishte edhe yllli i Real Madridit, Kylian Mbappé. Hetimi është përqendruar tek një person i identifikuar si Clément L., i cili aktualisht po vuan një dënim me burg në burgun e Villepinte, në departamentin Seine-Saint-Denis.

Aktualisht, hetuesit po përpiqen tashmë të zbardhin se deri në çfarë mase ishin konkretizuar planet për rrëmbimin e personave të përzgjedhur si objektiva dhe cili ishte roli i saktë i 18-vjeçarit në këtë rrjet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb