“Edi Rama u largua nga zyra si një mi”, kështu u shpreh një qytetar në protestën para Kryeministrisë.
Për 95 ditë me radhë qytetarët protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
“Në komisariatin 3 kanë ushtruar dhunë çnjerëzore ndaj njerëzve që protestuan në mënyre paqësore. Kërkonim vetëm lërimin e vëllezërve tanë. Duhet të lirohen urgjentisht. Ajo sjellje që ka ndodhur me protestues paqësore nuk ndodh me kriminelët, nuk ndodh me Ergys Agasin, ata policë që i nxorën foto u dhunua, kurse policët që dhunuan mbrëmë aktivistët nuk ju prek një qime. Edi Rama ditët e tua janë të numëruara”, u shpreh një tjetër qytetar.
