Makina që shihni në foto është automjeti ku u gjet i pajetë 65-vjeçari Viktor Bardhi.

Nga foto shihet se xhami i mjetit është dëmtuar rëndë nga breshëria e plumbave.

Bardhi u gjet i pajetë rreth orës 09:00 në fshatin Ndërfushas, brenda automjetit të tij. Policia dyshon se 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje historikun e përplasjeve të përgjakshme në Mirditë. Viktor Bardhi ishte vëllai i Martin Bardhit, i cili u ekzekutua në një atentat në Rrëshen në shtator të vitit 2023.

Ndërkohë, një automjet që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit është gjetur i djegur, çka po hetohet si pjesë e dinamikës së ngjarjes dhe përpjekjeve për të zhdukur gjurmët.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon mbledhjen e provave dhe veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb