Prokuroria e Tiranës ka kërkuar lirimin e 14 protestuesve, që janë arrestuar ditën e martë para Kryeministrisë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se akuza ka kërkuar  caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe ndalim të qëndrimit për një kohë të gjatë para Komisariateve nr. 1, 2 dhe 3 në kryeqytet.

Ndërkohë të arrestuarit kanë kërkuar deklarim të paligjshëm të arrestimit dhe mos caktim të asnjë mase sigurie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb