Aktivistja Arilda Lleshi, e ftuar në News 24 komentoi protestën masive qytetare, që po arrin në ditën e 100-të.

Lleshi theksoi e njerëzit tashmë kanë marrë zemër, duke shtuar se revolta është shprehur. Ajo shton se është koha tashmë për aksione.

“Këto protesta për mua janë një ëndërr, kur e sheh gjithë popullin në shesh, për të kërkuar ndryshimin e klasës politike. Është arritje e madhe që protesta ka zgjatur kaq shumë. Protesta vazhdon në Tiranë, në diasporë dhe në grupe të ndryshme online. Në shtator do ketë përshkallëzim. Njerëzit e kanë shprehur revoltën, tani duan të jenë pjesë e aksioneve. Tani njerëzit duan aksion, jo me dhunë, por me rezistencë”, tha Lleshi.

Më tej, deklaroi se në shtator do të ketë aksione të ndryshme. Lleshi theksoi se tashmë do të ketë protesta të ndryshme para parlamentit, duke nënvizuar se masiviteti është një element tepër i rëndësishëm.

Lleshi nënvizon se një ide tjetër është që edhe studentët të bojkotojnë mësimin.

“Mendoj se duhet të kalojmë tani në aksione në terren. Është paralajmëruar se do të ketë bllokim të institucioneve. Tashmë kemi komunitete në rrjetet sociale, fjala qarkullon dhe është diçka që nuk shembet dot kollaj. Edhe protestat tek Kuvendi janë të nevojshme. Shpresojmë që të kemi mbështetje nga diaspora, që të kemi masivitet. Edhe policia kur sheh sa ka shumë njerëz, e mendon dy herë ndërhyrjen.

Po hidhen ide të ndryshme, edhe që studentët të mund të bojkotojnë universitetet. Ideja që studentët të bojkotojnë auditorët është e mirë, sepse kjo është e vetmja zgjidhje, sepse në Shqipëri nuk ka sindikata ose janë sindikata sa për emër. Grupi që mund të bëjë një bojkot janë studentët. Çdo veprimtari që mund ta bllokojë shtetin, na dërgon më afër dorëheqjes së kryeministrit”, u shpreh aktivistja Arilda Lleshi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb