Steaua e Bukureshtit ka prezantuar Meriton Korenicën. Kartoni i sulmuesit shqiptar u ble nga Kluzh në Rumani. Për shërbimet e 29-vjeçarit janë paguar 600 mijë euro dhe jo 1 milion siç u raportua fillimisht. Kjo lëvizje erdhi për shkak të problemeve që po kalon Kluzh.

Kujtojmë se Korencia shitej për 200 mijë euro nga Ballkani. Më pas ishte Kluzh që e bleu nga Manisa për 400 mijë euro.

Kjo bëhet shitja e tretë e kartonit në karrierën e tij. Shkëlqimin e pati fillimisht nën urdhrat e Ilir Dajës te Ballkani, ndërsa më pas vazhdoi të bënte mirë jashtë Kosovës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb