Los Angeles Clippers kanë shpallur një betejë të hapur me NBA-në pas një prej sanksioneve më të rënda në historinë e ligës.

Klubi është dënuar me humbjen e pesë zgjedhjeve të raundit të parë të Draftit dhe një gjobë prej 30 milionë dollarësh, pas një hetimi që ka zbuluar shkelje të rënda në lidhje me limitin e pagës së Kawhi Leonard. Pronari Steve Ballmer është pezulluar për një vit, ndërsa Kawhi Leonard është gjobitur me 700 mijë dollarë, por nuk është pezulluar.

Clippers i kanë cilësuar përfundimet e NBA-së si të njëanshme dhe kanë paralajmëruar një betejë ligjore. Klubi pretendon se hetimi nuk është zhvilluar në mënyrë të paanshme dhe do t’i kundërshtojë sanksionet me të gjitha mjetet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb