Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot Shenjtoren Nënë Tereza, duke vlerësuar misionin dhe përkushtimin e saj ndaj njerëzve në nevojë.

Kreu i Shtetit thekson se, përmes shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, Nënë Tereza dëshmoi madhështinë e dinjitetit njerëzor.

“Drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin”, shkruan Begaj.

Sipas Presidentit, për shqiptarët Nënë Tereza mbetet një udhëzim dhe një amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke besuar te dashuria, drejtësia dhe shpresa.

“Kujtojmë sot Shën Nënë Terezën, misionaren shqiptare të bamirësisë.

Me shërbimin e saj ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, me besimin te Zoti, Shën Nënë Tereza na ndihmoi të shohim madhështinë e dinjitetit të çdo njeriu dhe të besojmë te dashuria, drejtësia dhe shpresa.
Sot, drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin.
Për ne shqiptarët, ajo është një udhëzim dhe një amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë”, shkruan kreu i shtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb