Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Çërrilë të Mallakastrës.
Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Mallakastrës , efektivë të policisë dhe banorë që ia janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve.
Ndërhyrja në terrenin e thyer është e vështirë , ndërkohe që zjarri ndodhet larg zonës së banuar.
