Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 100-të, e cila do të zhvillohet më 8 shtator, në orën 17:00, përpara Parlamentit.

Përmes një deklarate gjatë protestave kundër qeverisë, Lleshi u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në shesh për t’i kërkuar klasës politike dorëheqjen.

Ajo bëri thirrje që qytetarët të mblidhen më 8 shtator përpara Parlamentit, duke theksuar se synimi është t’u përcillet politikanëve mesazhi se nuk i përfaqësojnë qytetarët.

“Nesër bëjmë 100 ditë të bashkohemi masivisht në shesh. T’i kërkojmë kësaj klase politike dorëheqje. Më datë 8 në orën 17:00 takohemi te Parlamenti, për t’ju thënë që nuk na përfaqësoni. Parlament i krimit”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb