Një gomisteri është përfshirë nga flakët gjatë natës së mbrëmshme në aksin rrugor Lezhë-Kurbin, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Flakët kanë përfshirë të gjithë godinën, duke e shkrumbuar së bashku me materialet që ndodheshin brenda saj. Në zjarr është përfshirë edhe një servis automjetesh, i cili ishte pjesë e së njëjtës godinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, ndërsa lufta me flakët ka zgjatur për disa orë, deri në neutralizimin e plotë të zjarrit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura dhe pritet të përcaktohen gjatë hetimeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb