Egnatia e ka nisur këtë edicion në Kategorinë Superiore si asnjëherë më parë në historinë e saj në elitë. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede, ka qenë dominuese në të tre ndeshjet e luajtura deri tani, duke siguruar tre fitore.

Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e rrogozhinasve në elitën e futbollit shqiptar, edhe pse në tre vitet e fundit është shpallur kampione. Bilanci më i mirë i Egnatias në tre javët e para ka qenë ai i sezonit 2024-2025, kur regjistroi 7 pikë pas 3 ndeshjesh.

Në sezonin 2023-2024, kur u shpall kampione për herë të parë, kishte 6 pikë pas tre ndeshjeve të para. Ndërsa në edicionin e kaluar, pas tre sfidave, kishte vetëm 4 pikë.

Hera e fundit kur një skuadër ka qenë me pikë të plota pas tre ndeshjeve të para në kampionat, ishte në sezonin 2022-2023, kur Partizani e pa veten në kuotën e 9 pikëve. Ai sezon përfundoi pikërisht me të kuqtë si kampionë të Superiores.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb