Katër futbollistë me prejardhje shqiptare kanë gjetur vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës, duke bërë që prezenca shqiptare të jetë ndër më të dukshmet në 11-shen ideale.
Bëhet fjalë për Samuel Krasniqin e Grasshoperit, Donat Rrudhanin e Sionit, Lutfi Dalipin e Vaduzit dhe Uran Bislimin e Luganos.
4 lojtarët janë përzgjedhur pas paraqitjeve të tyre të spikatura me klubet respektive. Vlen të theksohet se futbollistët shënuan gol për ekipet e tyre. Në fundjavë u luajt java e katërt.
