Trajneri i Kukësit, Bledi Kadiu, pas fitores 2-0 ndaj Besëlidhjes në startin e kampionatit, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe tri pikët e para.

“Jam shumë i kënaqur me këtë fitore të parë. Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim kampionatin me tri pikë. Ky sukses na jep moral dhe besim për vazhdimësinë, por edhe më shumë motivim për të punuar fort. Çunat u përgjigjën shumë mirë me mënyrën e lojës dhe fitorja mund të kishte qenë edhe më e thellë.

Kemi ende shumë gjëra për të korrigjuar dhe përmirësuar, në mënyrë që të sjellim rezultate edhe më të mira. Është një javë shumë e bukur për ne, pasi suksesi erdhi ndaj një kundërshtari si Besëlidhja, që ka investuar dhe është ndërtuar për të synuar ngjitjen në Superiore”, u shpreh Kadiu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb