Algjeria më në fund ka gjetur emrin e trajnerit të ri, që do të drejtojë ekipin në vijim pas largimit të Vladimir Petkoviç

Që në fillimin e muajit gusht kishte nisur kërkimi për trajnerin e ri, me shumë emra të njohur në arenën ndërkombëtare që ishin marrë në shqyrtim, përfshirë edhe ish-trajnerin e Shqipërisë, Silvinjon. Por në fund asnjë alternativë nuk kishte bindur dhe Algjeria ka kthyer sytë nga “fituesi vendas”.

Në stolin e kësaj skuadre është emëruar Brahim Hemdani, ish-futbollist i njohur, i cili ka luajtur në nivelet më të larta në Europë, duke veshur fanellën e Olimpik Marsejës dhe Rejnxhërs.

Hemdani ka qenë trajner i U21 të Algjerisë dhe së fundmi e drejtoi atë në Lojërat Mesdhetare në Taranto 2026, ku fitoi medaljen e artë. Në rrugëtimin drejt medaljes, Algjeria u ndesh edhe me Shqipërinë U21, duke e mundur me shifrat 2-0

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb