Në protestën e 100-të kundër qeverisë, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe përmes pankartave, ku nuk kanë munguar mesazhet ironizuese dhe kritikat ndaj institucioneve dhe politikës shqiptare.

Mes pankartave të shfaqura gjatë tubimit janë: “Një shesh, mijëra zëra”; “SPAK-u fle gjumë dhe nuk bën arrestime, këto vezë mbi Parlament janë për këto dënime”; “100 ditë prani besnike, Shqipëria digjet, politika krihet”. Pankartat pasqyrojnë revoltën dhe pakënaqësinë e protestuesve ndaj qeverisë, ndërsa një pjesë e mesazheve i drejtohen edhe SPAK-ut, të cilin qytetarët e akuzojnë për mungesë veprimi dhe arrestimesh ndaj zyrtarëve që ata i konsiderojnë përgjegjës për korrupsionin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protesta e sotme shënon ditën e 100-të të mobilizimit qytetar, me protestuesit që vijojnë të kërkojnë ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: