Jonathan Ochiche është prezantuar te Dinamo. “Panorama Sport” e konfirmoi më parë regjistrimin e mbrojtësit 20-vjeçar nga Nigeria.

Njoftimi i Dinamos:

“Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Jonathan Ochiche.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar nigerian i bashkohet skuadrës sonë nga Ikon Allah Academy, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën blu.

Klubi i uron Jonathan mirëseardhjen dhe shumë suksese në familjen dinamovite!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb