Në rrugën përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës vazhdon protesta e fuqishme e qytetarëve kundër qeverisë.

Protestuesit janë duke zhvilluar një “mosbindje civile” tashmë.

Ata janë vendosur në rrugë dhe e kanë bllokuar atë. Kanë vendosur dhe një kosh mbeturinash, duke mos lejuar automjetet që të kalojnë.

Një nga organizatorët bëri thirrje ndaj policisë, që të lirojë djemtë, që të lirohet rruga.

“Lironi shqipet, që të lirohet rruga”, ishte thirrja e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb