Revolta e qytetarëve në ditën e 101-të vazhdon në rrugët e Tiranës.

Qytetarët janë mbledhur tek ura e Vasil Shantos dhe kanë bërë thirrje të forta kundër qeverisë.

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Poshtë patronazhistët” janë disa nga thirrjet e tyre.

Në duar mbajnë pankarta dhe flamingo. Janë bllokuar edhe makina, që kanë qenë duke ecur në rrugë.

Protestuesit kanë thënë se do lirojnë rrugët, kur të lirohen djemtë e shoqëruar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb