Një shpërthim është regjistruar mëngjesin e sotëm në një karburant në zonën e Bërrylit në Tiranë, duke shkaktuar dëmtimin e tre punonjësve.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në karburantin “EiDA”, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, tre punonjës të karburantit kanë pësuar dëmtime.
Të tre të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit.
Ngjarja ka shkaktuar edhe panik në zonën përreth karburantit, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për gjendjen e të dëmtuarve dhe dinamikën e incidentit.
