Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thirrur në një takim me dyer të mbyllura drejtuesit politikë të PS te “Vila e Kuqe” në Tiranë, në orën 12:00.

Takimi raportohet se do të ketë në qendër të vëmendjes analizën e punës në terren në lidhje me programet e fundit të prezantuara për socialistët si Besa dhe Prania Besnike.

Përgjatë javëve të fundit Rama ka zhvilluar disa takime me drejtues të lartë të qeverisë, si edhe me drejtues politikë të PS.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb