Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Slovan Bratislava në Champions.

“Nëse i shohim vetëm rezultatet, është një fillim katastrofik i sezonit. Por si trajner, di si të vlerësosh dhe gjykosh gjithçka që ndodh në fushë. Ka gjëra që mund t’i përmirësojmë, por mendoj se meritojmë më shumë pikë. Nuk jam i shqetësuar. Do të shohim në fund të sezonit se çfarë meritojmë. Jam i qetë, por duhet të përmirësohemi.

Do të doja që ne të përfundonim në tetë vendet e para dhe të shmangnim fazën eliminatore, por me një short kaq të vështirë, është e pashmangshme që të humbasim pikë. Do të jetë si dy vitet e fundit, kualifikimi do të jetë i vështirë”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb