Juventusi po përballet me një situatë të vështirë në mesfushë pas dëmtimit të Manuel Locatellit, ndërsa në Itali po qarkullojnë skenarë të ndryshëm për mënyrën se si “Zonja e Vjetër” mund ta përforcojë repartin e mesfushës.
Një prej mundësive të përfolura lidhet me Marcelo Brozovicin. Mesfushori kroat është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij te Al-Nassr dhe emri i tij është rikthyer në orbitën e Juventusit.
Sipas “TuttoJuve”, largimi i Edon Zhegrovës do t’i krijonte Juventusit hapësirë për të anashkaluar problemin e listës së Serie A dhe, në këtë mënyrë, për të regjistruar një mesfushor të huaj.
“Largimi i Zhegrovës do t’i lejonte Juves të anashkalonte problemin e skuadrës në Serie A dhe të merrte një mesfushor të huaj, si Brozoviq, për të zëvendësuar Locatellin e lënduar”, shkruan “TuttoJuve”.
