Aktivisti Erlind Xhindi ka komentuar protestat dhe diskutimet për krijimin e një force të re politike nga lëvizja qytetare, duke theksuar se kauza e tyre lidhet me ndryshimin politik dhe ëndrrën demokratike.
“Na pyesin: ‘Ore, ju mirë bëni, Rama në burg, Berisha në burg’, por kush do të vijë? Ne besojmë te kauza jonë. Besojmë te ëndrra demokratike. Nuk është se pengohet, por aktualisht mund të krijosh parti nga lëvizja, protesta.”, tha ai.
Xhindi u shpreh se sa herë që diskutohet për bashkimin e partive, sipas tij, rritet edhe agresiviteti ndaj atyre që e kundërshtojnë këtë ide.
“Sa herë përmendet bashkimi i partive, nis agresivitet ndaj atyre që e kalojnë. Ne jemi duke krijuar lëvizjen paralele. Ndjekim hapat që bën kryeministri dhe jemi një hap para që ta thyejmë këto plane, siç ishte Besa-Kthesa.”, shtoi ai.
