Një automjet është vjedhur në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ku një shtetas ka gjetur një mjet në lagjen nr 1 dhe e ka vjedhur, raporton gazetarja Lorena Kodra.
Sipas të dhënave, mjeti ka patur çelësat të vendosura brenda tij ndërsa pronari ndodhej pak më tutje. Pas marrjes së informacionit, komisariati i policisë Pogradec ka arrestuar pak minuta më pas autorin e identifikuar si Aurel Hamolli.
Ky i fundit është shoqëruar në polici ndërsa mësohet se edhe është arrestuar. Vijojnë veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave.
