Vijon marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, teksa protestuesit janë zhvendosur në drejtim të urës së ish-Bllokut dhe më pas te Drejtoria e Policisë.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë hedhur thirrje kundër klasës politike, ndërsa një prej sloganeve që është dëgjuar më shpesh ka qenë “Ju erdhi fundi!”

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu arrestimin e Edi Ramës, Sali Berishës dhe Belinda Ballukut, duke vijuar protestën dhe marshimin në akset kryesore të kryeqytetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: