15 persona janë shoqëruar në lidhje me protestën e mbajtur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se një person është arrestuar ndërsa 14 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Këta persona përballen me akuzat për veprat penale tubim i paligjshmëm, bllokim rruge she prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Ndërkohë 3 prej të proceduarve do të hetohen edhe për lëndë narkotike pasi me vete u janë gjetur disa doza kanabisi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb