Me apo pa Julian Alvarez, Atletico Madrid vijon momentin jo të mirë, ku pas humbjes ndaj Bilbao-s në La Liga, ekipi i Simeones bie edhe në Champions, duke pësuar një humbje 2-1 me përmbysje përballë Liverpool në transfertë. Diego Simeone e pranon që ekipi i tij po has vështirë në këtë fillim sezoni, mbi të gjitha në mbrojtje ku po pësojnë gola me lehtësi:

“Liverpool është një ekip i madh, por ne zhvilluam një ndeshje interesante. Në këtë fillim sezoni kemi pësuar shumë gola, ky është një detaj ku duhet të përmirësojmë për të konkurruar në nivele të larta deri në fund”, u shpreh Simeone.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Atletico Madrid u pyet edhe për situatën e Julian Alvarez, me argjentinasin që zbriti në fushë si titullar përballë Liverpool: “Julian më pëlqeu shumë, e kërkonte topin nga fillimi në fund. Jam i sigurt që do të rritet shumë”, theksoi Simeone.

I ndryshëm diskutimi në radhët e Liverpool, me trajnerin Andoni Iraola që shijon këtë eksperiencë të parë në stolin e kuq në Champions: “E shijova shumë, ishte një atmosferë fantastike. Tifozët na ndihmuan, mbi të gjitha në fund kur ekipi u detyrua të mbrohej. Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë, përjashto këtu ato minuta të para”, u shpreh Iraola.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb