Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e bërë nga avokatët e huaj të kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Avokatët kërkuan që të kishin një takim me Veliajn deri më 10 shtator, takim i cili sipas tyre ishte i nevojshëm pasi duhej të nënshkruhej aplikimi për dërgimin e çështjes së arrestit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
SPAK e ka refuzuar takimin në datën e kërkuar, pa asnjë arsye.
Aplikimi në Strasburg tashmë do realizohet pa takimin e programuar me avokatët britanik, për shkak të refuzimit të SPAK.
