Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka lavdëruar në maksimum yllin e skuadrës, Lamine Yamal, duke e cilësuar atë si një gjeni dhe një lojtar të jashtëzakonshëm. Sipas tij, Yamal është i denjë për Top të Artë.

“Ai është një djalosh shumë i pjekur dhe një lojtar fantastik. Për mua, ai është një gjeni. Edhe deklaratat e tij janë të jashtëzakonshme”, deklaroi Laporta.

“Besoj se të gjithë po e shijoni jashtëzakonisht shumë atë që po bën dhe duhet ta shijoni edhe më tepër, sepse Lamine është një lojtar shumë i gjithanshëm dhe ndihet shumë komod në situata të tilla”.

Unë mendoj se ai e meriton plotësisht të nominohet dhe, për të qenë i sinqertë, do të isha jashtëzakonisht i lumtur nëse do ta fitonte.”

“Siç ju kam thënë, do të isha i lumtur nëse cilido lojtar i Barcelonës, mashkull apo femër, do ta fitonte Topin e Artë. Por veçanërisht Lamine, sepse ai është i nominuar dhe një prej favoritëve kryesorë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb