Etan Mbape u largua me karton të kuq te Lil, që u mposht 2 me 3 nga Betis në raundin e parë të Champions. Mbape mund të mungojë më shumë se vetëm në raundin e dytë.
Vëllai i Kilian Mbape goditi qëllimisht me bërryl në fytyrë Natan, teksa VAR ndërhyri dhe u dha kartoni i kuq. Kjo sjellje e dhunshme e 19-vjeçarit mund të mos përfundojë me vetëm pezullimin në sfidën ndaj Arsenalit.
Rrregulloret e UEFA-s parashikojnë masa shtesë për sjelljet e dhumshme. Aty ku pezullimi minimal vazhdon nga tri ndeshje.
Vendimi merret deri në fundin e këtij muaji. Etan Mbape gëzon të drejtën për ta apeluar.
