Indrit Sefa, i ftuar në News24, ka komentuar zhvillimet politike pas protestave të fundit, duke folur për mundësinë e krijimit të një force të re politike, raportin me partitë opozitare dhe zgjedhjet e ardhshme. Sefa u shpreh se është pro zgjedhjeve dhe se qytetarët mund të përfaqësohen përmes individëve të caktuar në zgjedhje.

“Jam pro zgjedhjeve. Qytetarët besoj që të dalin në individë të caktuar në zgjedhje. Ajo është një lëvizje tashmë. Pra, është prodhuar nga protesta. Ndonjëherë kur nuk gjenden përfaqësi, gjenden zgjidhje të reja.

Përafrimi i protestës me partitë opozitare, Sefa tha se nuk e sheh në përputhje në vizion dhe qëndrim. Por ajo çka duan këta qytetarë mund të jetë e ndryshme nga ajo që ofron PD-ja. Shpresoj që protesta e 12 shtatorit të jetë nga më të mëdhatë që janë bërë në Shqipëri. Por fakti që Diaspora është kaq aktive, e ardhmja e Shqipërisë do të jetë e ndritur.”, tha Sefa.

Sefa, në intervistën për News24, komentoi gjithashtu edhe vizitën e Sali Berishës në SHBA, duke e cilësuar atë një fitore politike personale për kreun e Partisë Demokratike.

“Berishës nuk i është hequr statusi, si Dodik, për shembull. Por personalisht ishte për të. Nuk është hequr juridikisht non-grata. Kjo është fitore politike personale për Berishën. Një forcë politike nuk identifikohet vetëm me një njeri, por kjo vazhdon dhe sot në PD. Atë që me dashje Rama e tha: ‘Ishalla e kalon oqeanin’. Po, ai e kaloi oqeanin”, tha Sefa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: