Deputeti i PD-së, Klevis Balliu që ndodhet në SHBA, ka komentuar edhe fjalimin e presidentit të SHBA, Donald Trump.
Balliu shkruan se, ‘Presidenti Trump u ndal te dy rreziqe për sigurinë dhe mirëqenien e një shteti: kartelet dhe komunizmi.’
Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:
Në fjalimin e tij në këtë konventë historike republikane për midterm, Presidenti Trump u ndal te dy rreziqe për sigurinë dhe mirëqenien e një shteti: kartelet dhe komunizmi.
E kush më mirë se shqiptarët e kupton këtë?
Komunizmi në Shqipëri nuk ka vdekur. Ai ka ndryshuar formë. Sot shfaqet përmes kapjes së shtetit, korrupsionit, kontrollit politik dhe karteleve të pushtetit të Edi Ramës.
Shqiptarët e dinë shumë mirë se kur pushteti bashkohet me krimin, liria dhe mirëqenia e qytetarëve janë në rrezik.
View this post on Instagram
