Nga podiumi i protestës para Kryeministrisë, një qytetar, në ditën e 103-të të revoltës, kërkoi krijimin e një sindikate për pensionistët. Qytetari nga Elbasani, Viktor Drizari tha se pensionistët e kanë të pamundur të jetojnë me kaq pak të ardhura dhe ndaj duhet të jenë në shesh.
“A jetohet me kaq pak para? Turp i madh, të gjithë pensionistët duhet të dalin këtu. Këtu të dalin të gjithë. Të vendoset minimumi jetik.
Ta zgjedhim sindikatën e pensionistëve. Le ta thotë ai që nuk ka sindikatë. Populli ta zgjedhë sindikatën, jo ata hajdutët. I bëj thirrje të gjithë pensionistëve të vijnë këtu sepse po na mbështet dhe kërkon populli. Ku është fabrika e porcelanit, ku janë. Të vijnë minatorët këtu. Të mos kënaqen me lëmoshë”- tha ai.
