Deklaratat e bëra së fundmi nga ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ku flitet për armë të prodhuara në Afrikë, të cilat më pas paketohen në vendin tonë dhe më pas transportohen në Ukrainë, kanë shkaktuar reagime të forta.
E pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka marrë në mbrojtje kompaninë “KAYO”, ortak i të cilave është Roni Yefet. Sipas saj, “KAYO” është një nga krenaritë e qeverisë.
“Ë është një nga krenaritë përsa i përket projekteve të implementuara nga kjo qeveri dhe që normalisht sikurse e citova dhe e thashë më vjen dot që unë t’i jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz të cilët janë zhytur në llumin e tyre”, shprehet ajo.
