Conad Albania ka reaguar pas njoftimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për produktin Salame Galbanetto, loti L.264173, duke sqaruar se produkti në fjalë nuk ka qenë në shitje për konsumatorët.

Sipas Conad Albania, sasia prej 3.74 kilogramësh ishte izoluar në magazinë dhe ishte vendosur për asgjësim pesë ditë përpara njoftimit të bërë nga AKU.

Kompania ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është komunikuar rasti nga institucioni, pasi, sipas saj, njoftimi i AKU-së nuk ka pasqyruar faktin se produkti ishte bllokuar dhe nuk kishte dalë kurrë  në treg.

Reagimi i Conad vjen pas alarmit të krijuar te konsumatorët nga njoftimi i AKU-së, i cili paralajmëronte për produktin dhe se në sallamin që vinte nga Italia kishte trupa te huaj. Sipas kompanisë, nuk bëhet fjalë për një produkt që ndodhej në raftet e dyqaneve apo që ishte në dispozicion të konsumatorëve, pasi sasia e konstatuar ishte izoluar në magazinë dhe ishte bllokuar për asgjësim.

Conad kërkon që informacioni të paraqitet në mënyrë të plotë dhe të saktë, duke vënë në dukje se komunikimi i AKU-së ka krijuar një perceptim të ndryshëm nga situata faktike e produktit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: