Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e kësaj të shtune në Vlorë, në kuadër të diskutimeve për “Reformën Territoriale”.
Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, drejtuesi politik i qarkut, Bledi Çuçi, si dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku.
Kryeministri ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kulturës, ku pritet të zhvillojë një takim me qytetarët dhe përfaqësues të strukturave sociale.
Takimi zhvillohet në kuadër të konsultimeve për Reformën Territoriale, proces që synon të mbledhë propozime dhe qëndrime mbi organizimin e ardhshëm administrativ dhe territorial të vendit.
