Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 105 tha se diaspora e ka bërë protestën e fuqishme sot.
Vatnikaj theksoi se në Shqipëri vendosin shqiptarët.
Ajo shtoi se diaspora është në Tiranë, për t’i thënë Ramës që të japë dorëheqjen.
Protestuesja Sidorela Vatnikaj: Jemi këto sonte bashkë me bashkëkombësit tanë, që kanë bërë një sakrificë të madhe. Sonte janë këtu për të thënë se diaspora është me ne. Ky shesh ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që janë detyruar që ta lanë Shqipërinë nga politika 36-vjeçare.
Shqiptarët po bashkohen dhe thonë se më në fund këtu vendosim ne. Diaspora ka ardhur për t’i kërkuar Ramës dorëheqjen.
