Protestës së 105-të para kryeministrisë iu bashkua edhe një emigrant, i cili jeton në Luksemburg.
Ai u shpreh se Shqipëria është marrë peng nga krimi dhe e vetmja mënyrë shpëtimi është bashkimi i të gjithëve për të larguar këtë të keqe.
“Unë zërin nuk e kam shumë mirë. Unë vij nga Luksemburgu. Shqipërinë e ka marrë krimi, kjo duket ashiqare. Jam Akil Vigani, jam përfaqësues politik atje. Kam patur dy mandate atje për këshillin nacional të Luksemburgut. Ua bëftë zoti ar, kudo që shkelni.
Nëse nuk e shpëtoni, Shqipëri nuk do ketë më. Ata që janë larg Shqipërisë, hajdeni këtu dhe bashkohuni. Mjaft”, tha ai.
