Sot po mbahet protesta e 105, ku në Tiranë ka ardhur edhe diaspora.

Një nga protestueset tha se bashkë me diasporën, duhet që të rrethohet Kryeministria.

Ajo u shpreh se duhet të rrethohet Kryeministria dhe se duhet rrëzuar regjimi, që ngjan me atë enverist.

Protestuesja: I bëj thirrje diasporës që sonte të rrethojmë Kryeministrinë. Nuk ka marshim, sepse nuk vlen marshimi. Prandaj të rrethojmë Kryeministrinë dhe ne të bashkohemi me ta.

Duhet të rrëzohet ky sistem i kalbur komunist. Diasporë, këtu derisa të ikin këta enveristë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: