Vazhdon rrethimi i Kryeministrisë në protestën e 105, ku e pranishme është edhe diaspora.
Ndërsa, në shesh është edhe policia, që po e mbron godinën qeveritare.
Protestuesit në kor kanë bërë thirrje “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.
Thirrje u bënë dhe kundër policisë, ku protestuesit thanë se efektivët bashkëpunojnë me krimin.
