Protestat në Tiranë kundër Edi Ramës vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare. CBS News ka publikuar pamje nga demonstrata e zhvilluar të shtunën në kryeqytetin shqiptar, me pjesemarrjen edhe te diaspores, duke raportuar se protestat, të nisura në fund të muajit maj, kanë hyrë në ditën e 105-të.
Sipas raportimit të medias amerikane, protestat, të cilat fillimisht u përqendruan në një projekt turistik, janë shndërruar më gjerësisht në një lëvizje kundër qeverisë.
Raportimi i CBS News sjell në vëmendje një protestë që tashmë është shndërruar në një prej lëvizjeve më të gjata të këtij viti në kryeqytet, me pjesëmarrësit që vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.
“Të shtunën, protestuesit dolën në rrugët e Tiranës, në Shqipëri, në kuadër të demonstratave që nisën në fund të muajit maj kundër një resorti luksoz të lidhur me Jared Kushnerin. Protestat, të cilat hynë në ditën e tyre të 105-të, janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë, që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shkruan CBS.

