Në protestën e 106-të kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave të vendosura në shesh, ku spikasin kritikat ndaj qeverisë dhe thirrjet drejtuar drejtësisë.

“106, Shqipëria nuk është pronë private” dhe “Taksat tona, Përgjegjësia juaj” janë disa prej mesazheve që bien në sy gjatë protestës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një tjetër pankartë i referohet anulimit të një tenderi me vlerë 50 milionë për hemodializën, ndërsa qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut që të hetojë çështjen.

“U anulua tenderi 50 milionë – u dëgjua ky shesh, por drejtësisë, sado të ikësh, nuk i shpëton lehtë. SPAK, mos ndalo – anulimi s’është dënim, përgjegjësit e dializës duan gjykim!”, shkruhet në pankartë.

Ndërkohë, një tjetër mesazh ironizon ndryshimet në qeveri dhe rolin e SPAK-ut, duke e krahasuar situatën me një ndeshje futbolli: “Rama trajner, ministrat në rotacion – SPAK-u sheh nga VAR-i: ‘Ekip me korrupsion!’”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb