Lideri i PD, Sali Berisha, ka reaguar publikisht lidhur me ardhjen e e pritur të ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, duke konfirmuar hapjen e plotë të Partisë Demokratike për bashkëpunim me Uashingtonin zyrtar.
I pyetur nga gazetarët mbi mundësinë e një vizite të diplomatit amerikan në selinë e opozitës, Berisha nënvizoi se Partia Demokratike mbetet e hapur dhe mikpritëse, ndërsa respekti ndaj autonomisë së përfaqësuesit të diplomacisë amerikane mbetet i plotë.
“Ambasadori është i mirëseardhur në çdo kohë në selinë e PD. Por axhendën e tij e bën vetë ai. Ne jemi të hapur dhe e mirëpresim”, deklaroi Berisha.
